
Pas dështimit të dy listave në parlament të cilat nuk arritën të merrnin 94 vota, është hedhur sot për herë të tretë, shorti për Këshilli i Lartë të Gjyqësorit dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Anëtarët e opozitës e kanë kundërshtuar përsëri listën, pasi sipas Oerd Bylykbashit është në thyerje të konsesnusit politik. “Janë përzgjedhur persona që kanë marrë gjyqe politike, janë skualifikuar nga ONM, nuk kanë paguar taksa apo kandidatë që kanë bërë plagjiaturë”, tha Bylykbashi.
Ndërsa kryetari Ulsi Manja është shprehur se si shumicë nuk e donim shortin por është i vetmi mekanizëm zhbllokues.
Hidhet shorti
Anëtarët e KLGJ nga trupa e Avokatisë përzgjedh
-Fatmira Luli
-Alban Toro
Anëtarët e KLGJ nga trupa e pedagogëve
-Erjon Muharremaj
Maksim Çoku
Anëtarët e KLGJ-së nga shoqëria civile
Naurela Llagami
Kandidatët nga Avokatia për KLP
Nurihan Seiti Meta
Tartar Bazaj
Kandidatët nga Pedagogët për KLP
Gent Ibrahimi
Sander Beci
Kandidatët nga Shoqëria civile për KLP
Alfred Balla
Kjo është dhe lista e tretë dhe e fundit që është krijuar në komisionin ad hoc në Kuvend. Pas miratimit të listës, emrat do të shkojnë në parlament për t’u votuar. Sipas ligjit në fuqi, edhe nëse Kuvendi nuk i miraton emrat, për shkak të mekanizmit zhbllokues, ligjërisht lista e fundit do të jetë dhe ajo që do të cilësohet si e vlefshme.



