Rama: Ulet tatimi mbi pagat nga 150 mijë deri 200 mijë lekë

Rama: Ulet tatimi mbi pagat nga 150 mijë deri 200 mijë lekë

Duke nisur nga 1 korriku i vitit 2022 do të ulet tatimi për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë të reja.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. Siç bën të ditur kreu i qeverisë tatimi do të ulet nga 23 për qind në 13 për qind.

Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5900 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23,000 lekë për tatimpagues/vit ose në total 135 000 000 lekë për të gjithë tatimpaguesit.

Po ashtu, ditën e djeshme Rama bëri të ditur se nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, nuk do të ketë asnjë lloj taksimi për qytetarët që kanë një pagë deri në 40 mijë lekë të reja.

foto galeri

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy