
Në një reagim mbi situatën e përmbytjeve, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe të dëmshpërblehen të gjithë banorët e prekur.
Sipas Metës qeveria ka qenë inekzistente, ku veprimet kanë qenë të vonuara dhe pasi gjendja doli jashtë kontrollit.
Kjo situatë tregon që qeveria ka qenë inekzistente e veprimet kanë qenë minimale e të vonuara dhe pasi situata kishte dalë nga kontrolli. KESH më e rënda është që e bleu energjinë më shtrenjtë në momentin kur dihej që do kishte reshje e shet shumë më lirë në bursë në këto momente. Dështoi sistemi satelitor për të cilin u paguan 1.5 milionë euro për të parashikuar me saktësi motin. E qartë se kjo situatë rrezikon të përkeqësohet me masa te improvizuara. E domosdoshme që shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore duhet të bëhet menjëherë se jo vetëm kemi të bëjmë me fatkeqësi natyrore por me fatkeqësi nga menaxhimi i kaskadave, që qeveria duhet të dëmshpërbleje qytetarët dhe banorët për dëmet. Drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të sistemit energjetik për gjithë aktet e tyre të rënda korruptive që kanë çuar në situatë të pakontrolluar të menaxhimit të kaskadës e për mos lajmërimin e autoriteteve vendore e qytetarëve për t'u mbrojtur nga përmbytja”



