
Gjatë ditës së sotme Partia Socialiste mbajti Asamblenë Kombëtare, aty ku u diskutua në lidhje me 100 ditët e para të qeverisë “Rama 2”.
Por përveç lajmeve nga asambleja e socialistëve, një reagim i fortë ka ardhur nga një prej deputetëve socialit.
Deputeti i PS-së në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu ka ironizuar me shprehjen më të përdorur në fushatë nga ana e kreyeministrit Rama.
Ndreu shkruan se arritja më e madhe e 100 ditëve të qeverisjes është ruajtja e tepsisë!
“Arritja me e madhe e 100 diteve te qeverisjes eshte ruajtja e tepsise ! Ca qeveritaru-ce kan harru se kush i ka sjelle e mban ne pushtet ! Gezuar Baftjar!”, shkruan Ndreu.

Nuk dihet se me kë nga ministrat e ka pasur deputeti Nderu, por ajo që duket më së miri është atërmbetja e tij me ministrat e qeverisë "Rama ll".



