Deputetët e Partisë Demokratike i kanë vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe ministrit Xhafa në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se imazhi i keq i qeverisë do ta bëjë të vështirë hapjen e negociatave për Shqipërinë.
“Marka e kësaj mazhorance në Europë është eksportimi i drogës e krimit. Dy ministra të Brendshëm, të lidhur drejtpërdrejt me drogën. Marka sot është jeshile, mund të jetë dhe e bardhë. A kemi mundësi të rikuperojmë nga imazhi ynë duke larguar një ministër të Brendshëm? Kjo është ftesë për sinqeritet. Pas këtij momenti do të jetë shumë e vështirë që ne të ofrohemi dhe të marrim negociatat. Është garë me moralin”, tha ai.



