Kompanitë e anëtarëve të grupit kriminal të AKSHI-T, të cilat janë vendosur në sekuestro me kërkesë të SPAK, tashmë janë të bllokuara edhe në QKB. Ato tashmë do të administrohen Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Pronarët nuk kanë mundësi të kryejnë asnjë veprim pa miratimin e administratorit shtetëror.



