
39572 vota ka marrë PS në Durrës të cilat janë përkthyer në 28 mandate në Këshillin Bashkiak. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 13 mandate (18932 vota) dhe 5 mandate kanë shkuar për PD-zyrtare.
Po ashtu 4889 votat që kanë shkuar për PAA-në janë përkthyer në 3 mandate, ndërkohë që nga 1 mandat kanë marrë dhe PDIU dhe PSD.
Këto janë të dhënat e fundit të përditësuara nga faqja zyrtare e KQZ-së e cila na bën me dije se në Durrës janë numëruar 301 QV nga 342 në total.
Emiriana Sako është shpallur kryebashkiakja e Durrësit me 48475 vota të mbledhura përkundrej 38754 votave që mori Igli Cara.



