Vota në OKB për Jeruzalemin, Vasili dënon gjuhën e përdorur nga Rama

Vota në OKB për Jeruzalemin, Vasili dënon gjuhën e përdorur nga Rama

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me votën në OKB për statusin Jeruzalemit. Në një dalje për mediat, Vasili dënoi gjuhën e përdorur nga Rama, duke e quajtur naziskin.

"Një gjuhë të një naziskini të ri, i cili po me këtë gjuhë prej naziskini kërkon të qeverisë vendin, po me këtë gjuhë naziskini kërkon të ndërtojë raporte me opozitën shqiptare, po me këtë gjuhë kërkon të ndërtojë me SHBA duke votuar kundër. Po me këtë gjuhë naziskini i drejtohet popullit të respektuar, mik dhe vëlla të Izraelit. Hebrejtë kanë qenë miq të shqiptarëve. Jemi terrorizuar nga gjuha e Ramës që përdori për popullin izraelit, termin çifut, term nazist kur shfaroseshin mijëra hebrenj", ka thënë Vasili.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, deklaroi se projekt rezoluta e paraqitur nga opozita shqiptare me votën shqiptare kundër qeverisë shqiptare ndaj SHBA-së në OKB lidhur me Jeruzalemin, për të gjithë opinionin e gjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë ishte një veprim i shëmtuar anti-amerikan.

Vasili vijoi akuzat nga kryeministrit Rama duke thënë se është në vendin e kohën e gabuar në marrëdhëniet me popullin e vet dhe vendet jashtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy