Me rastin e fundivitit kreu i qeverisë organizoi një pritje për mësuesit më të dalluar. Në jalën e tij Rama vlersoi arritjet e qeverisë së tij po si çdo takim nuk haroi të bente dhe batuta, por kësaj here ndryshe nga të tjerat ai e nisi me një batut. Duke vlerësuar mësueset kreu i ekzekutivit tha se burrat përmirësohen, por nuk bëhen.
“Kur filluan të flasin disa në tavolina vetëm burrat flsinin ndërkohë që gratë mbanin fjalim. Burrat përmirësohen, por nuk bëhen. Prandaj të rrojnë gratë sa malet dhe pastaj nën hijen e maleve të rrojnë dhe burrat”, tha Rama.
Më pas ai u ndal tek rritja e rrogave për mësuesit, dhe theksoi se mbetet sfidë që rrogat të rriten akomë më shumë.
“Për shkak të reformave dhe për shkak të daljes nga borxhi që trashëguam dhe vendosjes së shtetit nga pikëpamja financiare në binare, jemi të gatshëm të rrisim rrogat tuaj. Dhe ju jeni në dijeni se nga 1 marsi rroga do të rritet me 10%. Është e konsiderueshme, por jo e mjaftueshme. Mbetet sfidë që ne ta rrisim edhe më shumë. Dhe këtë sfidë ne do ta fitojmë”, tha më tej kreu i ekzekutivit.
Më tej rama deklaroi se deri në vitin 2020 në të gjithë territorin shkollat do të jenë me standardet më të mira. Ai tha se me ndihmën e mësuesve janë pastruar 600 tekste.



