Afati kushtetues në pikëpyetje/ Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Afati kushtetues në pikëpyetje/ Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Edhe për herën e 50-të, ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Tentimi i fundit për të finalizuar seancën konstituive, e cila ka nisur më 15 prill, ka përfunduar pa rezultat.

Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm 104 deputetë, por vetëm 53 prej tyre kanë marrë pjesë në votimin për formimin e Komisionit për votim të fshehtë. Për pasojë, seanca është shtyrë, dhe tashmë është caktuar një tjetër mbledhje për të mërkurën në orën 11:00.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka kërkuar nga partitë që kanë qenë në opozitë në legjislaturën e kaluar të propozojnë emra për kandidatë për komisionin që do të organizojë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Nga radhët e PDK-së, deputeti Elmi Reçica i ka kërkuar kryesuesit Dehari të "mos lejojë keqpërdorimin e këtij procesi". Ndërsa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka akuzuar Deharin për abuzim me të drejtën e tij për të udhëhequr seancën.

Përgjigjja e Deharit ishte se "nuk do të lejohet debat dhe se deputetët kanë vetëm të drejtën të propozojnë emra për komisionin e votimit të fshehtë".

Ndërkohë që seanca dështon për herë të 50-të, afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i caktuar nga Gjykata Kushtetuese, po afrohet me shpejtësi. 

Ky afat përfundon më 26 korrik, dhe siç përcaktohet në aktgjykimin e fundit të Kushtetueses, Kuvendi duhet të konstituohet brenda kësaj periudhe.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese nuk ka specifikuar se çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati. Për këtë arsye, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet sërish Kushtetueses për sqarime rreth kësaj çështjeje. 

Ajo ka bërë me dije se nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit, do të kërkohet një interpretim shtesë mbi afatin 30-ditor të përmendur në aktgjykimin e Kushtetueses.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy