Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se gjendja në Shqipëri është e rëndë dhe fajtore për këtë është qeveria. Gjatë Konferencës Ballkanike që organizon LDGSH në bashkëpunim me Forumin e Gruas së PPE-ve, Basha tha se varfëria dhe kriminaliteti në vend janë rritur.
“290 mijë shqiptarë, nuk arrijnë të sigurojnë bukën e gojës, mungesa e mjeteve financiare për të blerë libra është problem tjetër i shtuar. Nënat i përcjellin në shkollë fëmijët me frikë. Shqiptarët kryesojnë në vendet e botës për përdorim kokaine, pasi 2.5 për qind e popullsisë e konsumojnë. Pranë shkollave tregtohet drogë që prodhohet në vend me bekimin e qeverisë. Qendrat e qyteteve janë shndërruar në arenën e larjes së hesapeve. Kjo ka qenë kauza jonë prej vitit 2014. Mund të na akuzoni për shumë gjëra. Mund të na akuzoni se kemi qenë të parakohshëm në paralajmërimet që kemi dhënë, por nuk mund të na akuzoni se nuk kemi thënë të vërtetën, se nuk kemi vënë gishtin në plagë”, tha ai.



