Zyrtarisht është cilësuar si një operacion në zbatim të vendimit të gjykatës, ndërsa FactCheck mëson se përtej kësaj SPAK, Antiterrori dhe Policia e Shtetit janë koordinuar ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë. Akuzave se Policia vrau një anëtarë të MEK ju përgjigjën Ministri Çuçi dhe kreu i Policisë z.Rrumbullaku. Nuk mungoi as reagimi i departamentit të shtetit e po ashtu ambasadores Yuri Kim. “Policia e Shtetit në Shqipëri na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj”. SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un “lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian”, por ka “shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij”. Për ambasadoren Kim, anëtarët e MEK si Mysfair në Shqipëri do duhet të respektojnë rregullat e këtushme. FactCheck sjell ekskluzivisht detaje të këtij hetimi të referuar në SPAK në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal brenda ambjenteve të Ashfraf 3. Vepra penale për të cilën është referuar pa autorë nga njësia e krimit kibernetik në policinë e shtetit është ajo e ndërhyrjeve kompjuterike si dhe provokimit të luftës. Gjithçka ka nisur pas lokalizimit të disa IP adresave interneti ku nga tëiter anëtarë të MEK kishin kryer aktivitet politik në territorin e Iranit. Prej 9 vitesh ka në fuqi një marrëveshje e cila edhe pse nuk është bërë kurrë publike, FactCheck ka mundur të lexojë përmbajtjen e saj. Në të thuhet se anëtarëve rezident të cilët strehohen në Manëz ju ndalohet të kryejnë aktivitetet politike dhe aktivitete kulturore masive. Ata janë të detyruar sipas kësaj marrëveshje të respektojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë. Nga anë tjetër edhe tre kompanitë private të internetit të cilat kanë furnizuar kampin Ashfraf 3 janë vënë në sitën e kontrollit pasi rezulton se Interneti i shpërndarë prej tyre dyshohet të jetë përdorur për qëllime terroriste.



