Bylykbashi: Kushtetuesja nuk duhet të bjerë në presionet e maxhorancës

Bylykbashi: Kushtetuesja nuk duhet të bjerë në presionet e maxhorancës

Për Partinë Demokratike, Kushtetuesja nuk duhet të bjerë në presionet e maxhorancës, por të lexojë mirë opinionin e Komisionit të Venecias. Ka qenë deputeti i PD Oerd Bylykbashi, i cili i ftuar në studion e "Ora News", tha se opinioni i Venecias ka akredituar tezat e PD.

Do ishim shumë të kënaqur, ka thënë një gjë shumë thelbësore: Ky ligj nuk shkel Konventën nëse organet e vettingut kanë kontroll të plotë mbi organet e ekzekutivit.Nëse kontrolli nuk është i plotë, ligji është jo në përputhje me Konventën.Venecia pjesën e kushtetutshmërisë apo jo, ja ka lënë Gjykatës Kushtetuese. Jemi të bindur që Venecia ka akredituar tezat tona. Shpresojmë që Kushtetuesja nuk do të bjerë, se për të qenë është aktualisht në presionin e ekzekutivit, qoftë me kërcënime për largim nëpërmjet vettingut apo forma të tjera.Dhe do të marrim një drejtësi kushtetuese. Pas këtij vendimi, vettingu do bëhet.Pse mazhoranca nuk bën për vettingun atë që bëri për SPAK? Rama kërkon të emërojë gjyqtarët dhe prokurorët që do ta mbrojnë nesër kur të jetë i akuzuar.” tha Bylykbashi.

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet këtë të enjte për të dhënë verdiktin e saj për ligjin e Vettingut, dhe të zhbollokojë në këtë mënyrë, zbatimin e reformës në drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy