Miratohet projektligji për organizimin dhe funksionimin e Aviacionit Civil

Miratohet projektligji për organizimin dhe funksionimin e Aviacionit Civil

Komisioni i Sigurisë Kombëtare, nën drejtimin e kryetarit, Nasip Naço zhvilloi sot mbledhjen për të shqyrtuar projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Aviacionit Civil.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare pas shqyrtimit, miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Aviacionit Civil.

Zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ferdinand Xhaferaj u shpreh se është depozituar një kërkesë për të thirrur në komisionin në seancë dëgjimore ministrin e Mbrojtjes lidhur me problematikat e vëna re së fundmi.

“E para lidhet me problemin e pronave të ushtrisë ku në vend që të shihnim një reagim të qeverisë në drejtimin e duhur, shikojmë që qeveria ka kaluar një projektligj që zhvesh Policinë Ushtarake nga të gjitha objektivat. Po ashtu dhe situata e rënduar e zjarreve dhe asnjëri nga 4 helikopterët e blerë me taksat e qytetarëve asnjëri nuk është në gjendje pune. I kërkoi komisionit të caktohet dita dhe ora e paraqitjes së ministri të Mbrojtjes në seancë dëgjimore në komision.

Naço bëri të ditur se është depozituar kërkesa në fjalë dhe se i është komunikuar dhe ministri Niko Peleshi, për të cilën do të mbahet edhe një seancë.

Projektligji iniciohet me qellim përshtatjen e tij me "Kodin Ajror te Republikës së Shqipërisë", të miratuar me ligjin 96/2020. Kodi i ri ajror ne nenin 8, krahas detyrave te mëparshme për Autoritetin e Aviacionit Civil, ka përcaktuar se Ligji për organizimin dhe funksionimin e AAC-së përcakton edhe procedurat dhe legjislacionin e aplikueshëm për refuzimin, pezullimin dhe revokimin e licencave, lejeve, autorizimeve dhe certifikatave, legjislacionin e aplikueshëm në rastin e animimit të vendimeve të AAC-se, llojet e tarifave për shërbimet që ofron ky Autoritet, në mënyrën e llogaritjes së tyre, mënyrën e administrimit të të ardhurave të realizuara prej tyre,  përcaktime të cilat nuk ishin të evidentuara në ligjin aktual.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy