“Vula s’e ndryshon opozitën”, Zeqaj: Synimi i deputetëve s’është fitorja, por të kenë emrin në listë!  

“Vula s’e ndryshon opozitën”, Zeqaj: Synimi i deputetëve s’është fitorja, por të kenë emrin në listë!  

Deputeti socialist Baftjar Zeqaj tha në MCN Live se marrja e vulës së PD nga Rithemelimi nuk fuqizon opozitën, por thjesht garanton 90 për qind të eksponentëve të kësaj partie që do ta kenë emrin në listat për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.  

 

Drupal Ad

 

 

 

"Nuk shoh ndonjë ndryshim të rëndësishëm. Përkundrazi po shoh një lloj fryrje të krerëve të PD, që kjo vulë po i bën më luftarakë, më të fuqishëm. Deputetët u futën ndryshe në sallë, ishin shumë krenarë. Vula s’të sjell gjë. Këta zëre e kishin vulën, sepse Basha po vinte duke u tkurrur. Tani 90 për qind e tyre janë të garantuar për lista. Nuk flasin për fitore, përmbysje, por synimi i tyre është që të jenë në listë. Kanë arritur këtë objektiv që do përfshihen në listat e 2025-ës. I duhej vendit një opozitë më e fortë, i duhej PS-së një program tjetër përballë që nuk ekziston. Vula ishte një regres për PD-në, sepse i dha më shumë krah Berishës. Që grupimi të mbështetet te Berisha, është një hap pas për partinë".

Zeqaj tha që hetimet e SPAK-ut s’do ta dëmtojnë PS-në në zgjedhje.

"PS në asnjë moment s’është prononcuar që SPAK-u s’po mban qëndrim të drejtë duke hetuar cilindo. S’besoj se do dëmtohemi në zgjedhje. Përderisa ne pranuam që të krijohet drejtësia e re, duhet të pranojmë edhe ndëshkimin kur jemi në qeverisje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy