Kërkesa e studentëve, Xhixho: Qeverisë do t’i kushtojë sa një gjysmë km rrugë me koncesion

Kërkesa e studentëve, Xhixho: Qeverisë do t’i kushtojë sa një gjysmë km rrugë me koncesion

Partia e Lirisë ka dalë në mbështetje të kërkesës së studentëve për përfshirjen në paketën antikrizë. Studentët kërkojnë një pagesë 100 euro për të përballuar koston e shtuar të jetesës, një shumë që sipas deputetes Erisa Xhixho është pak më shumë se gjysmë kilometri rrugë të ndërtuar me koncesion.

12.5 mln euro, pak më shumë se kostoja e një gjysmë kilometri rrugë me koncesionKjo qeveri që i detyron shqiptarët të nxjerrin nga xhepi çdo ditë 80 mijë euro vetëm për bandën e inceneratorëve nuk i paska 100 euro në muaj për 124 mijë studentë të vendit.

Xhixho krahasoi paketën antikrizë të njoftuar nga qeveria “Rama” javën e kaluar me paketën e qeverisë Kurti në Kosovë, e cila i kishte studentët në kategoritë që përfitojnë mbështetje.

Nuk u jep dot atyre as sa ju jep qeveria e Kosovës, e cila u ka dhënë studentëve 100 euro në muaj, me një buxhet shumë më të vogël krahasuar me Shqipërinë.

Kjo qeveri që ka mbledhur 400 milionë euro vetëm nga rritja e çmimit nuk paska mundësi të mbështesë studentët në këtë fillim viti ndërsa ata përballen me qiratë e rritura dhe kostot e shtrenjta të jetës. Kjo qeveri i ka paratë por nuk i ndan me ata që kanë nevojë vërtetë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy