Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka parashtruar strategjinë se si mund të luftohen klanet dhe grupet e strukturuara kriminale në vend.
Gjatë intervistës ne report tv ish-ministri i Drejtësisë ka theksuar se sa e rëndësiishme është.
Pak ditë më parë keni marrë një ftesë nga Rama, derën e kemi hapur si e komentoni zoti Naço?
Ky është një veprim bashkëpunimi, dhe bashkëpunimet në dobi të qytetarëve janë gjithmonë të mira dhe të shumëpritura.
Si ka qenë bashkëpunimi mes jush dhe Kryeministrit Edi Rama?
Kishim mbi 10 mijë dosje në Gjykatën e lartë, duheshin vite e vite që te dilej nga kjo gjendje, kërkova reformim për gjykatën. Parashtrova në kuvend këtë problematikë se nuk funksiononte siç duhej puna. Nuk funksiononte siç duhet, pra parashtrova se duhej një reformë efektive në sistemin e drejtësisë.
Reforma në drejtësi, ishte një qasje e kryeministrit apo dhe puna juaj?
Për hirë të së vetetëes kanë nisur nga ministria Drejtësisë. Dua ti falënderoj për këtë.Nëpërmjet një grupi pune që ne krijuam io dërguam draftet në Kuvend.



