Mimoza Ferraj: Ramizi i dha rolin e tij Berishës në 90-ën.  Ende në pushtet studentët që zgjodhi Alia

Mimoza Ferraj: Ramizi i dha rolin e tij Berishës në 90-ën. Ende në pushtet studentët që zgjodhi Alia

Nga Jonida Hitoveizi

 

Mimoza Ferraj ka qenë një nga protagonistet e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që rrëzoi komunizmin. Ajo është kthyer herë pas here në Shqipëri me shpresën për të qenë pjesë e reformave, sidomos ato në fushën e drejtësisë, por deri tani pa sukses, pasi siç thotë ajo, 5 vite më parë kur erdhi me një dëshirë të tillë, u ndesh me mafian në pushtet.

 

Në një intervistë për Tema Tv, Ferraj thotë se studentët që bënë lëvizjen e dhjetorit për përmbysjen e komunizmit ishin vendosur nga Ramiz Alia. Sipas saj, Alia dhe mafia e Sigurimit të Shtetit kishin ideuar se kush nga ata do të drejtonte Shqipërinë për 15 vitet e ardhshme.

 

Por sot, ish-studentja vlonjate mendon se është po ajo strukturë e vjetër që kontrollon politikën dhe, si Berisha apo Rama janë aktorë të tyre, të cilët paguhen për punën që bëjnë.

 

Duke u kthyer tek Partia Demokratike, nismëtare për krijimin e së cilës ajo ka qënë 25 vite më parë, Ferraj thotë se Lulzim Basha duhet të largohet urgjent nga drejtimi i saj dhe se duhet reformuar në qelizë. Kështu mendon edhe për pastrimin e politikës nga krimi, për të cilën Ferraj, e cila punon sot në Gjykatën e Lartë  të shtetit Nju Xhersi, thotë se pa një reformë të thellë në drejtësi dhe pastrim të parlamentit dhe partive Shqipëria nuk do të bëj dot hapa para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy