Patozi: Vetëm partitë e reja mund të nxisin ndryshime të thella

Patozi: Vetëm partitë e reja mund të nxisin ndryshime të thella

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi gjatë një takimi elektoral sot në Selitë të Tiranës, tha se ndryshimi rrënjësor mund të vijë vetëm nga partitë e reja politike.

Për këtë arsye, ai kërkon nga qytetarët që votën më 25 prill ta hedhin për BD, duke premtuar rikthimin e besimit për ta.

“Me qytetarët e zonës së Selitës diskutuam përparësitë e Bindjes Demokratike në raport me forcat e konsumuara politike, që e kanë shpërdoruar besimin e zgjedhësve për dekada me radhë. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të thella strukturore dhe për reforma të qenësishme, të cilat mund të nxiten vetëm nga faktorët e rinj politikë. Mbështetje për projektin më të mirë, kandidatët më të denjë dhe listën 100 përqind të hapur”, u shpreh Astrit Patozi në rrjete sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy