
Madeleine Albright, ish- sekretare e SHBA-ve që dha kontribute të mëdha në çlirimin e Kosovës, do të përjetësohet në bronz në Prishtinë.
Sheshi, i cili mban emrin “Madeleine Albright” në Prishtinë, do ta ketë edhe bustin e saj.
Bustit i sekretares Albright parashihet të vendoset në lokacionin e aprovuar nga Kuvendi komunal i Prishtinës, te monumenti i New Born.
Ndërkohë "Zëri" ka mësuar se tre ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaha dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi, më 12 qershor do të organizojnë pritje madhështore në Prishtinë për Madeleine Albright dhe Hillary Clinton.
Organizimi i është besuar ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Madeleine Korbel Albright, ishte femra e parë në postin e sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ishte në postin e sekretares nga 23 janari i vitit 1997 deri me 20 janar te vitit 2010. Ajo ka kontribuar për lirin e Kosovës gjatë viteve të vështira të luftës dhe për ta shpërblyer, shteti i Kosovës e ka nderuar me Medaljen e Artë të Lirisë.



