Basha: Ata që liruan të korruptuarit pyesin Dumanin, PD mbështet SPAK dhe BKH

Basha: Ata që liruan të korruptuarit pyesin Dumanin, PD mbështet SPAK dhe BKH

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po raporton kreu i SPAK, Altin Dumani.

Ai kërkon që Kuvendi të përfshijë propozimet e PD për fuqizimin e SPAK që sipas tij, mbahen në sirtar në mënyrë të pashpjegueshme.

Ata që liruan me amnisiti të korruptuarit e dënuar nga SPAK/GJKKO po marrin në pyetje SPAK-un.

Nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Përkundrazi, mbajnë bllokuar nismat ligjore të PD-së për t'i ardhur në ndihmë SPAK-ut dhe BKH-së.

Bëjnë sikur kërkojnë shpejtësi hetimi për korrupsionin nga SPAK-u, por fusin kokat poshtë tavolinave për nismën e PD-së për heqjen e imunitetit.

Sepse duan t’u japin kohë të largohen të korruptuarve siç bënë me Arben Ahmetajn.

PD-ja qëndron e vendosur në mbështetje të SPAK-ut dhe BKH-së nëpërmjet propozimeve dhe amendamenteve të saj.

Vetëm kështu do dalë në shesh e vërteta e atyre që duan vërtet drejtësi dhe hipokritëve të politikës 34-vjeçare që fshihen pas gishtit dhe në momentin e parë bëjnë gjithçka për ta sabotuar punën e drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy