Basha kërkon heqjen e vizave nga SHBA për Ramën dhe Tahirin dhe i përgjigjet Koçijançiçit

Basha kërkon heqjen e vizave nga SHBA për Ramën dhe Tahirin dhe i përgjigjet Koçijançiçit

Kryetari i Partisë Demokratike ka një kërkesë të veçantë për Shtetet e bashkuara të Amerikës: T’i heqin vizën kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

Gjatë emisionit “Opinion” që këtë të enjte u zhvillua brenda çadrës ku opozita po mban protestën kundër qeverisë në ditën e 6 të saj, lideri demokrat tha se kreu i qeverisë dhe ministri bien ndesh me ligjet e SHBA-ve.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka frikë nga reforma në drejtësi, Basha u përgjigj: “Për çfarë do të kem unë frikë. Ka ardhur koha që tu hiqet viza Edi Ramës dhe Tahirit. Ata bien ndesh me ligjet e SHBA-se”. 

Basha, ka folur në lidhje me dallimet mes dy forcave politike të koalicionit qeverisës; PS-LSI.

Kreu demokrat tha se mes tyre ekziston një dallim numërik, pasi njëri ka 60 e ca deputetë, ndërsa tjetri ka 18 deputetë.

Basha: Të kuptojnë përgjegjësitë që kanë në këtë moment kyç për Shqipërinë, si forca politike dhe ti hapin rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershmë nëpërmjet një qeverie që i garanton ata.

Pyetje: Ju nuk bëni asnjë dallim mes Ramës dhe Metës

Basha: Sigurisht që bëj dallim

Pyetje: Cili është dallimi sipas jush?

Basha: Njëri ka 60 e ca deputetë, tjetri ka 18 a 19

Pyetje: Ky është dallim numerik, po në raport me sjelljen?

Basha: Përgjegjësinë e ndaj sëbashku sipas peshës dhe rolit që kanë në qeverisje

Ndërkohë kreu i PD-­së, Basha ka qenë i ashpër edhe me zëdhënësen e BE­-së, Maja Koçijançiç. Kjo e fundit shprehu keqardhjen e saj për sulmet ndaj Vlahutinit dhe tha se BE-­ja po e ndihmon qeverinë që ta luftojë drogën, duke ulur tonet lidhur me atë që opozita e cilëson kanabizim.

I pyetur për këtë deklaratë të zbutur, Basha tha se ai nuk merret me deklarata të zëdhënësve të BE-­së apo të kujtdo tjetër. “Nuk merrem unë me deklaratat e zëdhënësve të BE­-së apo të kujtdo tjetër. Faktet janë aty”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy