Teksa në selinë e Partisë Demokratike, po numërohen votat për Kryesinë e re të Partisë Demokratike, ky proces është ndërprerë për pak çaste.
Të pranishmit e angazhuar për numërimin e votave, kanë mbajtur 1 minutë heshtje duke u ngritur në këmbë në nderim të ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë në Gjermani, ku po kurohej prej një muaji.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i Presidentit Bujar Nishani.
Është kjo fjala e thënë para se demokratët e pranishëm të respektonin kujtimin e ish-Presidentit të ndarë nga jeta.
Ajo që vihet re nga numërimi i deritanishëm, është se Nishani ka marrë 19 vota për të qenë pjesë e Kryesisë së re të demokratëve, teksa numërimi vijon ende.



