Bushati për dorëheqjen e Tahirit: Akt shumë kurajoz, uroj të dalë faqebardhë nga kjo histori

Bushati për dorëheqjen e Tahirit: Akt shumë kurajoz, uroj të dalë faqebardhë nga kjo histori

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar për herë të parë dorëzimin e mandatit të Saimir Tahirit. Për shefin e diplomacisë shqiptare ky është një akt shumë kurajoz, nuk e kemi parë asnjë rast kështu deri tani.

I ftuar në “Zonë e Lirë” ai u shpreh se të vjen keq aq më tepër kur kemi qenë miq. Bushati është shprehur se shpreson që të zbardhet sa më shpejt e vërteta dhe “shpreson që Tahiri të dalë faqe bardhë”.

"Nuk ka pikën e diskutimit, në planin njerëzor, aq më tepër kur kemi qenë miq. Unë uroj që drejtësia të thotë sa më shpjet fjalën. Nuk më takon mua të shprehem për këtë ngjarje. Uroj që Saimiri të dal faqebardhë nga kjo histori. Është hera e parë që një politikan kaq i rëndësishëm lë mandatin e deputetit. Natyrisht është një akt shumë kurajoz, nuk e kemi parë asnjë rast kështu deri tani. Nuk mund të arrestohet nëse nuk ka prova të qenësishme", deklaroi Bushati.

Bushati ka folur për reagimin e tij disa javë më parë në Parlament, kur u hodhi ujë deputetëve të opozitës, ndërsa ata hodhën miell në drejtim të maxhorancës.

"Ka qenë një reagim tipik. Kishte mbaruar faza e miellit dhe e vezëve, tani ishte një reagim tjetër, është pjesë e veseve njerëzore", tha Bushati.

Ministri tregoi edhe reagimin e shefit të qeverisë duke thënë se Rama u habit se unë jam një njeri i thjeshtë, por këto janë raste që ndodhin dhe në vende të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy