Basha: Pas lojrave të fatit qëndrojnë të afërm të Ramës

Basha: Pas lojrave të fatit qëndrojnë të afërm të Ramës

Pas shtyrjes me dy vjet të ligjit për lojrat e fatit qëndrojnë interesa klienteliste të njerëzve të lidhur me Kryeministrin Edi Rama. Kjo ishte deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili theksoi se bëhet fjalë për një skemë përfitimi që arrin deri në 700 milionë dollarë në vit.

Ligji, që synonte të mbyllte të gjitha kaziotë nëpër qytete, e t’i zhvendoste ato në zona turistike, u shty me argumetin se mungojnë aktet nënligjore. Ai u miratua në Shkurt të vitit 2015 dhe prej asaj kohe nuk është nxjerrë asnjë akt nënligjor për ta bërë atë të zbatueshem.

Por Basha tha se jo vetëm për lojrat e fatit, por edhe me koncensionet në shëndetësi, Kryeministri po përdor të njëjtën skemë përfitimi për klientët e tij.

Basha tha se në tre vjet qeverisje, Kryeministri Rama ndërtoi vetëm skema korruptive e kriminale dhe se me largimin e tij, paratë e buxhetit të shtetit do t’u kthehen qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy