Ndoka: Policia dhe Avokati i Shtetit dhunuan zyrat e PDK, PR e PBDNJ. Janë marrë peng dokumentat

Ndoka: Policia dhe Avokati i Shtetit dhunuan zyrat e PDK, PR e PBDNJ. Janë marrë peng dokumentat

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka akuzuar Policinë e Shtetit dhe Avokatin e Shtetit se kanë dhunuar zyrat e tre partive, PDK, PR dhe PBDNJ.

Sipas pretendimit të Ndokës janë sekuestruar të gjitha demokumentat e partive PDK e PR, ndërsa është nxjerrë në rrugë PBDNJ.

DEKLARATA

Pushtet arrogant, Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, dhunojnë selitë e tre Partive Opozitare (PDK, PR e PBDNJ). Pushteti pasi dështoi me pengun Basha në Opozitë, i është vërsulur partive të tjera politike. Mbas sulmit të zyrave të FRD, në shënjestër tashmë Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK, Partia Republikane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekustron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentat e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ. Kemi informuar zyrtarisht Presidentin e Shqipërisë, Kryeministrin e Shqipërisë (megjithëse ky është urdhëruesi i plaçkitjes), institucionet ndërkombëtare në vend, OSBE, BE e SHBA-të. Dhunimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik.

Partia Demoktistiane e Shqipërisë, PDK Zyra e Shtypit Tiranë, më 11 Qershor 2022

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy