Berisha akuzon vëllait të kryeministrit Rama për trafik kokaine: Kam 5 dalje kufiri me data

Berisha akuzon vëllait të kryeministrit Rama për trafik kokaine: Kam 5 dalje kufiri me data

Mes shumë akuzave që ish-kryeministri Sali Berisha hodhi sot në Kuvend, një ndër ta kishte të bënte edhe me vëllain e kryeministrit Edi Rama.

Nga foltorja e Kuventi, Berisha akuzoi Olsi Ramën se të paktën 5 herë ka kryer trafik kokaine dhe se për këtë ai tha se ka fakte hyrje-daljet e tij në kufi në 5 data të ndryshme.

“Olsi Rama, me makinën e Gentian Gjonajt është përfshirë në trafik kokaine. Kam 5 dalje kufiri me data”. tha Berisha.

“Ti je një kriminel i paskrupullt” – iu drejtua Berisha, ministrit të Brendshëm Tahiri.

Berisha foli për dhënie urdhri nga Rama për lirimin e Lulzim Berishës dhe gjithashtu tha se për takim të kreut të qeverisë me Emiljano Shullazin, para se ky i fundit të arrestohej.

Duke qenë se disa deputetë socialistë po i flisnin nga vendi Berisha iu përgjigj: “Erdhët në pushtet me dhunë, ju përzura me hu, huri është vota në këtë rast. Mos përmendi 1997 se është turpi juaj”, u shpreh Berisha në Parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy