
“Berisha është një kafshë politike që e di se sa peshë elektorale ka secili”, kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, analisti Dritan Hila.
Siç u shpreh analisti Berisha di mirë se kë duhet të tërheqë në momente deçizive dhe se kush mund ti shërbejë atij për çështje votash.
“Berisha është një kafshë politike që e di se sa peshë elektorale ka secili dhe e di se kë duhet të tërheqë në momente deçizive. Edhe non grata e tij nuk mendoj se ka efekt tek ndjekësit e tij. Berisha përdor kauzat, njerëzit, çështjet etj etj”, tha Hila.



