Ish-deputeti Myslim Murrizi tha se kanë qenë dy denoncime për abuzimet me fondet e IPARD nga AZHBR-ja, një nga ambasada e BE dhe tjetra nga ambasada gjermane. Duke folur në Mcn Live Murrizi tha se klanet brenda PS-së janë duke u përplasur. Sipas Murrizit Rama e ka humbur realitetin dhe mendon se mund të blejë çdo gjë me para, sikurse bëri me zgjedhjet. “Në dijeninë time aty ka dy denoncime. Një është nga ambasada e BE dhe gjermane për një 124 milionë euro të bërë rrushe e kumbulla kur kjo ka qenë drejtoreshë AZHBR. Frida Krifca të bëjë gati dhomën ku do të jetë. Ata kanë çuar një dosje, përfaqësuesi i BE dhe gjermanët. Donatorët kryesore duhet të kenë qenë taksapaguesit gjermanë. Nuk janë paret e Vlahutinit ato! Janë paret e taksapaguesve. I ka thirrur te Tërmet Peçi, do t’u tregojë që ky është Ali Pasha, t’u presë kokën atje. Kjo qeveri ka një grup parlamentar në kokërr të burgut, 5 ministra dhe kryetar bashkie në kokërr të burgut. E inkurajoj fort SPAK-ut ta shtrijë gamën. Më pëlqeu propozimi i Berishës që të mos ketë afate kohore për parashkrim. Hajdutët kanë një parti që është partia e qenve të pangopur që mbajnë pjata të bardha, por kanë një shpirt të zi. Të gjithë ministrat që kanë dosje në SPAK s’duhet të jenë në qeveri. I di Rama sepse janë thirrur këta. Klanet dalin kur je në pushtet sepse pushteti ka para, dhe ka qejfngelje. Janë duke u përplasur, shumë shpejt Rama do ta shtyjë si Damianin, si Veliajn. Veliaj ka rrëzuar Klosin kur ishte ministër. Do ftillohet më shumë ky (Rama), sepse ka humbur realitetin. Ky mendon se paraja ble gjithçka, ky e di shumë mirë si i ka fituar zgjedhjet. E pamundur që një qeveri me skandale të marrë 30 për qind vota më tepër. Pushteti i blerë me lekë do shkosh në kokërr të burgut. Rama ka sjellë 1300 refugjatë, duke i paguar”, tha Murrizi. I pyetur sa të fortë e sheh grupin e Veliajt në PS, Murrizi tha: “Fortësia e këtyre s’qëndron te karizma, ndershmëria, dinjiteti, aftësia. Këta janë këlyshë që u lëpihen padrinove të radhës. Zotësia e këtyre qëndron te Soros që prej shumë vitesh komandon shtetin më të fuqishëm të botës, SHBA-të. Unë i ka njohur të atin, Luanin, ndjesë pastë, ky thotë kam vëlla Sorosin, kaq bastard sa mohon familjen për karrierën. Shumë gjëra do të lëvizin nëse shkundet administrata e Aleksit në 2024. Soros-i është Marksi i dytë, ose Lenini. Kërkon të përhapë komunizmin e butë në gjithë botën përmes degjenerimit të familjes. Prindi A, Prindi B, dhe katër hale publike, një për gratë, një për gay-t, një për burat, një për burrat”.



