Berisha: Përgjegjës për veprimtaritë e McGonigal, Gjiknuri-Balla! Pse Yuri Kim mbështeti Bashën e akuzuar për financime ruse?

Berisha: Përgjegjës për veprimtaritë e McGonigal, Gjiknuri-Balla! Pse Yuri Kim mbështeti Bashën e akuzuar për financime ruse?

Njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë ‘zyrtare’ të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla.

Është kjo deklarata e kryedemokratit Sali Berisha, në komunikimin e sotëm për mediat, duke thanë se të dhënat dëshmojnë se, ministrat ishin në dispozicion të plotë me urdhër të Edi Ramës.

Sipas tij, Gjiknuri dhe Balla kanë marrë pjesë në sistemin korruptiv të gjobave nga "ekipi famëzi i McGonigal”.

Berisha shtoi se “SKAP-i partisë” nuk do e hetojë këtë çështje sepse në çdo skaj, në çdo qoshe, fijet të çojnë te Edi Rama.

Gjiknuri, i vetëdijshëm për veprimtarinë korruptive antiligjore, iu deklaroi mediave në krye të radhës se çdo gjë e kam bërë me porosi të Edi Ramës.

Ndërkohë theksoj se në krijimin e backgraundit të favorshëm për gjobëvënie për McGonigal dhe ekipin e tij, një grup më i gjerë individësh i ka shërbyer këtij aktiviteti të pashembullt korruptiv.

Bëhet e qartë se në funksion të këtij aktiviteti ishte thashethemi zyrtar, sipas të cilit lista u dorëzua nga Basha, Gabriel Escobar, apo Rama dhe natyrisht, Yuri Kim.

A ishte kjo një përpjekje për të krijuar një mjedis sa më receptiv ndaj gjobave të McGonigal dhe ekipit të tij, unë për këtë ftoj të hetojë Inspektorin e Përgjithshëm të DASH, FBI-në dhe Komisionin e Kongresit të SHBA.

Por ky gossip zyrtar, përbënte pa diskutim krijimin e terrenit më të favorshëm për gjobëvënies mafiozë, që thuhet se kanë mbledhur shuma dhjetëra e dhjetëra milionë.

Kam një pyetje për zonjën Yuri Kim: A mund t’u shpjegosh shqiptarëve, në emër të kujt bëre gjithçka për të mbështetur, pas akuzave të qarta të qeverisë tënde, zyrtare, për financime ruse të Lulzim Bashës, bëre gjithçka për të mbështetur qëndrimin e tij në krye të PD.

A ka lidhje kjo përpjekje e juaj me përpjekjen e McGonigal, që njëra kompani ruse të mos fitojë licencën, por të fitojë kompania tjetër, po e Gazpromit. Çfarë interesash mbronte zonja me mbështetjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD?

Në vijim ai ftoi Inspektorin e Përgjithshëm të hetojë qëndrimet e ambasadores, për të cilat tha se nuk beson kurrë se ligjet dhe se qeveria amerikane, mund të mbështeste siç mbështeti kjo me fanatizëm dhe verbëri për kryetar opozite një njeri, që raportet e inteligjencës e akuzonin për financim rus.

Berisha deklaroi se është mirë që Kim të flasë, pasi ka stërfolur në të shkallë saqë krenohej se shpallej guvernatore, kurse tani hesht si fija e barit

Ndër të tjera Berisha tha se protesta e 3 marsit është anti-Rama dhe për t’i dalë zot Shqipërisë.

Është një moment i rëndësishëm i revolucionit demokratik, që nuk ka më të ndalur.

Dështuan në çdo përpjekje, dështoi çdo përpjekje e turpshme për të mposhtur opozitën dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Edi Ramës.

Përpjekje unike në histori. Prapë, vështirësi ka, por aty ku u nis kjo betejë dhe ku ka arritur, asgjë nuk e ndalon këtë revolucion deri në fitoren e plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy