Historiani Erald Kapri duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” e konsideroi Ahmet Zogun si personalitetin politik më të rëndësishëm të Shqipërisë moderne.
Sipas tij kontributi i Zogut është i pakrahasueshëm edhe me Ismail Qemalin.
“Zogu është ndoshta personaliteti politik më i rëndësishëm i Shqipërisë moderne. Kontributi i tij është i pakrahasueshëm me askënd tjetër, as me Ismail Qemalin, as me çfarë erdhën më pas. E them me bindje këtë. Edhe akti i shpalljes së pavarësisë së Ismail Qemalit ishte simbolik. Zogu tejkaloi kohën. Është patriot. Bëri shumë mirë që iku kur erdhi Italia. Sfida e tij ishte të ndërtonte shtetin”.



