Marrëveshja me Italinë/ Tela: Refugjatët që do mbeten në Shqipëri, do jenë ata që s’marrin dot azil në Itali

Marrëveshja me Italinë/ Tela: Refugjatët që do mbeten në Shqipëri, do jenë ata që s’marrin dot azil në Itali

Gazetari Andi Tela në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për marrëveshjen që Edi Rama ka bërë me Italinë, për strehimin e refugjatëve në vendin tonë, marrëveshje ende e paqartë dhe për të cilën Rama nuk i ka informuar fare shqiptarët.

Ai deklaroi se ka gjasa që ata refugjatë të cilëve do t'ju refuzohet azili, do të mbeten në Shqipëri dhe nuk do të dëbohen në vendet e tyre.

Duhet parë në kontekst kjo. Evropa është në konflikt për çështjen e emigracionit. Meloni ka problemet e saj, erdhi me idenë që do të ndalojë emigracionin e paligjshëm, Gjermania dhe Franca nuk e ndihmon. Pamë Samitin e Granadës ku shkoi Rama dhe në një samit të brendshëm, me kryeministrin e Britanisë, kryeministrin holandez dhe kryeministren Meloni, vendosën të krijojnë pakt për të luftuar emigracionin dhe bandat që merren me trafikun e emigrantëve. Tunizia u tërhoq nga pakti për të ngritur kampet, problemi shkon te Italia.

Më tej ai shtoi se pika më e diskutueshme e kësaj marrëveshje, bëhet fjalë për emigrantët që janë në anije dhe sipas tij, nëse ata hyjnë në kufirin italian, ata janë të detyruar t'i mbajnë.

Ata do t'i kapin dhe do t'i sjellin në portin e Shëngjinit. Atje do të ndahen meshkujt më vete dhe do të mbahen në Gjadër, atje do të presin sepse do të kërkojnë azil. Nëse u jepet azil, do të shkojnë në Itali. Nëse nuk u jepet azil do të rrinë këtu, nuk dot të kthehen nga kanë ardhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy