Xhafaj i përgjigjet akuzave të PD: Historia e tim vëllai nuk e implikon as dje dhe as sot qeverin

Xhafaj i përgjigjet akuzave të PD: Historia e tim vëllai nuk e implikon as dje dhe as sot qeverin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas akuzave që PD ka ngritur këtë të mërkurë kundër vëllait të tij, i dënuar nga drejtësia italiane në vitin 2002 për trafik droge.

Xhafaj i konsideroi baltosje akuzat e demokratëve, duke theksuar se ngjarja për të cilën akuzohet ai ka ndodhur në vitin 2002 dhe procesi gjyqësor gjatë periudhës kur në pushtet ishte PD-ja. 

"Sot Partia Demokratike paketoi mediatikisht si zbulim të ri një çështje të ndodhur në vitin 2002, e cila ka më shumë se 15 vjet që e sjell dhe e risjellë në vëmendje të publikut këtë çështje!! Dhe kjo ndodh sa herë që kundërshtarëve politike u duhet të luftojnë me baltë, çka nuk luftojnë dot me argumenta në punën time, si dje gjatë reformës në drejtësi ashtu edhe sot si Ministër i Brendshëm", deklaroi Xhafaj.

Sipas Xhafajt, autoritetet italiane nuk kanë kërkuar dhe as dërguar asnjë shkresë zyrtarisht për këtë çështje. Në një dalje për median, Fatmir Xhafaj u shpreh se kur PD nuk ka se për çfarë të hedhë baltë, del e akuzon për histori të vjetra personin e tij.

"Kjo është një çështje e zhvilluar në Itali, në kohën kur këta që sot e rizbuluan ishin në pushtet, dhe asnjëherë në asnjë rast, as qeveria e tyre, as Qeveria tjetër më pas dhe as kjo Qeveri nuk janë kontaktuar as shkresërisht, as informalisht nga autoritetet e një vendi tjetër për të kërkuar çfarëdoqoftë për këtë çështje. Nuk kam se çfarë t'i shtoj më shumë atyre çfarë unë kam thënë publikisht në lidhje me këto akuza se sa unë kam thënë në 2002, 2005, 2010, 2016 dhe 2017. Gjithkush i interesuar gjen në këto deklarime qëndrimin tim koherent në lidhje me këtë çështje", deklaroi më tej ministri.

Më tej gjatë fjalës së tij Xhafaj theklsoi se, historia e tim vëllai, kur ai ishte një 25-vjeçar i gjendur në vendin e gabuar dhe nën shoqërinë e njerzëve të gabuar, nuk e implikon as dje dhe as sot qeverinë ku unë bëj pjesë. Ajo ka qënë e mbetet një histori e tij personale dhe vetëm e tij.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy