
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë të ditur sot se ndihma e SHBA-ve ndaj popullit ukrainas do të kapërcejë shifrën prej 1 miliard dollarë të dhënë përgjatë një viti.
Sipas Kim, kjo paketë përfshinë ndihmë të mëtejshme në fushë e mbrojtjes së popullit ukrainas. Kontributi do të shkojë për të adresuar kërcënimet nga mjetet e blinduara, sulmet ajrore dhe kërcënimet e tjera me të cilët vendi po përballet.
Sekretari Amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka autorizuar Departamentin e Mbrojtjes të dhurojë 350 milionë dollarë shtesë në ndihme ushtarake për Ukrainën. Kjo për të përballuar agresionin rus dhe luftën e paprovokuar dhe të pajustifikuar nga Rusia.



