Lulzim Basha ne fjalen e tij te pare si deputet ne Parlament, tha se marreveshja parazgjedhore e 17 Majit mes tij dhe Rames ka vdekur. Per kete deklarate ka folur edhe kryeministri Edi Rama ne studion e Sokol Balles ne “Top Story”.
“Mua më shqetëson vetëm një gjë, si cdo ditë ne ta përdorim për tj’u kthyer njerëzve hap pas hapi investimin në besim që ata bënë në 25 qershor, ky është shqetësimi me të cilin unë hap e mbyll sytë se na kanë dhënë në përgjegjesi të jashtëzakonshme dhe jemi të sfiduar për të qenë në lartësinë e kësaj përgjegjësie dhe për këtë ne nuk varemi nga PD apo nga lideri legjendar, por vetëm nga ne.
Lulzim Basha mund të kompleksohet sa të dojë nga ata që mund ta shajnë si tradhëtar e si i shitur pazari apo jo, nëse Basha ka bërë një gjë me vlerë për këtë vend si lider i opozitës është ajo marrëveshje, dhe këtë mund ta dëshmojnë të gjithë ata që ishin dëshmitarë të atij procesi zgjedhor”.



