Me dyer të mbyllura, porosia e Ramës për ministrat: Bëni kujdes, me deputetët…

Me dyer të mbyllura, porosia e Ramës për ministrat: Bëni kujdes, me deputetët…

Zbardhet biseda me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Gazetarja Marsela Karapanço konfirmon për “BalkanWeb” se kryeministri i ka porositur ministrat të jenë më të kujdesshëm në komunikimin me deputetët.

“Mos i vononi emërimet e grupit të deputetëve. Të mos krijohet ideja e mospërfilljes së deputetëve”,- është shprehur Rama siç mëson “BalkanWeb”.

Më herët Rama mbështeti fillimin e procedurave të nisura nga socialistët për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri që do pasonin edhe me shkarkimin e kryebashkiakut të Mallakastrës.

Kryeministri po ashtu apeloi nisjen e kontrolleve për kompanitë e mëdha që deklarojnë pagat e punonjësve deri në 300 mijë lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy