Konferenca Kombëtare Për të Drejtën e Informimit/ Rama: Koha të krijojmë Bord Kombëtar për Informimin

Konferenca Kombëtare Për të Drejtën e Informimit/ Rama: Koha të krijojmë Bord Kombëtar për Informimin

Po zhvillohet në Tiranë konferenca e VI-të Kombëtare Për të Drejtën e Informimit, bashkëorganizuar midis Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

 

Drupal Ad

 

 

 

Konferenca mbledh bashkë në një tryezë diskutimi, autoritete publike, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile e do të shërbejë për t’u thelluar mbi rolin kritik të aksesit në informacion sipas parimeve të transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama propozoi sot ngritjen e një Bordi Kombëtar, që do të ketë si qëllim vendosjen në dispozicion të çdo informacioni për qytetarët, përveç atyre që konsiderohen sekret hetimor.

Është koha që ne të krijojmë një Bord Kombëtar me pjesëmarrjen patjetër të qeverisë, nuk diskutohet pushteti vendor, sepse në çfarë kam lexuar për të ardhur këtu kam vënë re se niveli i transparencës dhe të drejtës së dhënies së informacionit në institucionet qendrore ka pasur një përmirësim të ndjeshëm në 2023 në raport me 2022, por në nivelin vendor është ende problematik.

Rama, tha se Bordi do të krijohet edhe me Komisionerin, me Avokatin e Popullit dhe me të tjera institucione dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, që mund të luajë një rol në këtë pikë, si dhe institucione të tjera për të pasur një plan të përbashkët pune.

Jo për gjë tjetër, për të monitoruar bashkërisht të gjithë këtë proces transparence dhe sigurimit të të drejtës së informimit sepse në fund të ditës është shumë e qartë që në pjesën më të madhe problemi nuk është se nuk ka një vullnet për të dhënë informacion, por se nuk ka një vetëdije për dhënien e informacionit në kohë reale.

Kjo siç tha Komisioneri gërryen besimin e qytetarëve, hap shtretër të tërë lumenj, të dezinformimit, apo të keqinformimit dhe kjo shkel një të drejtë që është e sanksionuar me ligj e publikut dhe çdo individi dhe që s’ka asnjë arsye në botë për ta shkelur, sepse nuk bëhet fjalë për krijuar një produkt, por për ta ekspozuar produktin që krijohet.

Nga ana e saj ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni tha se 222 autoritete publike zbatojnë sot programin e transparencës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy