
Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, foli në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.
Ai deklaroi se një komision i tillë nuk është një mekanizëm për qëllimet tona të brendshme politike.
Për shkak të zhvillimeve nëpër botë, vlerat e demokracisë perëndimore janë më të kërcënuara.
Dezinformimi është një nga instrumentat që po përdoret gjerësisht për të cenuar vlerat demokratike.
Këtë nuk e themi ne, por e thotë gjithë bota perëndimore. Parlamenti Europian pati një rezolutë dhe një komision të posaçëm për këtë punë.
Ky nuk është një mekanizëm për qëllimet tona të brendshme politike, prandaj këtu duhet të jemi bashkë.
Ngritja e këtij komisioni është e domosdoshme. Do të bëjë një analizë të plotë të situatës.
Mendoj se nëse ky Parlament do të ketë një komision ku ne duhet të jemi në sinkron, është ky komision ku duhet të japim një analizë të detajuar se në cilin nivel ka shkuar ndërhyrja e këtyre vendeve.
S’mund të jemi ne imunë kur nuk është SHBA apo vendet e BE.
Është ne nderin tonë ta adresojmë sa më parë. Jam i bindur se ju do i bashkoheni këtij komisioni.



