Takimi Kurti-Vuçiç më 15 qershor/ Serbia: Do të insistojmë në formimin e Asociacionit

Takimi Kurti-Vuçiç më 15 qershor/ Serbia: Do të insistojmë në formimin e Asociacionit

Një ditë para mbajtjes së takimit të parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka folur para dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se Prishtina “po gjeneron një atmosferë jashtëzakonisht të vështirë para vazhdimit të dialogut”,.

Petkoviç ka thënë për RTS, se krejt kjo po bëhet “që Serbisë dhe presidentit serb t’i bëhet presion”.

“Ju keni një presion të madh ndaj Beogradit dhe Vuçiqit, dhe nga ana tjetër mbështetje të madhe nga Perëndimi ndaj Kurtit i cili sillet në mënyrë të tillë që askush në Perëndim të mos reagojë ndaj provokimeve, fyerjeve, kërcënimeve, sepse Kosova është një fëmijë i fuqive perëndimore dhe nuk duhet të kritikohet. Vuçiç tha dje në Prohor Pcinjski, se ne do të luftojmë me guxim, këmbëngulje dhe do të kujdesemi për të ardhmen e ne dhe fëmijëve tanë,” tha tutje Petkoviç.

Beogradi, sipas Petkoviç do të insistojë në formimin e Asociacionit në takimin që pritet të mbahet të marten, më 15 qershor, në Bruksel.

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Procesi i bisedimeve që shënoi një rifillim në korrik të vitit të kaluar, u pezullua sërish për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.

Procesi i bisedimeve ka ngecur vjeshtën e 2020, kur pala serbe ka hapur çështjen e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Përpara konfirmimit të datës për rinisjen e procesit, zyrtarët e të dyja palëve vazhduan me deklarata kontradiktore në lidhje me këtë Asociacion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy