
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare duke nisur nga ora 10:00, me një axhendë të ngarkuar që përfshin interpelanca me disa ministra, seancë pyetje-përgjigje dhe shqyrtimin e projektligjeve të rëndësishme.
Në fillim të seancës pritet të miratohen procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme dhe të bëhen njoftime procedurale.
Më pas, fokusi kryesor do të jetë te interpelancat me katër anëtarë të qeverisë, të kërkuara nga deputetë të opozitës. Ministrat që do të përballen me pyetje janë ai i Mbrojtjes, Arsimit, Shëndetësisë dhe Bujqësisë.
Gjithashtu, ministri i Financave do të zhvillojë një seancë pyetje-përgjigje me deputeten Jorida Tabaku.
Në vijim, Kuvendi do të shqyrtojë disa projektligje, që lidhen me shërbimet, arsimin, energjinë, taksat dhe institucione të rëndësishme shtetërore.



