Kryeministri grek mbërrin me helikopter ushtarak në Shqipëri

Kryeministri grek mbërrin me helikopter ushtarak në Shqipëri

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Shqipëri me një helikopter ushtarak.

Helikopteri u ul rreth orës 09:30 minuta në fushën e sportit në Himarë. Mitsotakis u prit nga kreu i PBDNJ Vangjel Dule dhe kreu i Omonias, Fredi Beleri. Disa të rinj e mirëpritën kreun e qeverisë me tufa me lule.

 

(09:00) Kryeministri Mitsotakis viziton Shqipërinë, zbardhet axhenda

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë sot zonat me minoritet grek në Jug të Shqipërisë.

Ndërkaq, është zbardhur edhe axhenda e plotë e vizitave që kryeministri grek do të zhvillojë.

AXHENDA

09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.

09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,

10:30 Nisja me makina drejt pedonales.

10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.

10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.

11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.

11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.

11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.

12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.

12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.

12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit

12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan

13:15 Nisja për në kishë.

13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.

14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy