Beteja për “Territorialen”, Roshi: Opozita duhet që ta kundërshtojë, të organizojë protesta

Beteja për “Territorialen”, Roshi: Opozita duhet që ta kundërshtojë, të organizojë protesta

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një mbledhje në selinë blu me aleatët e opozitës për të koordinuar aksionin opozitar kundër projektit të mazhorancës për Reformën Territoriale.

 

Lidhur me këtë, kryetari i Partisë "Balli Kombëtar", Artur Roshi, i ftuar në studion e MCN, ka deklaruar se opozita duhet që të organizojë protesta kundër Reformës Territoriale. 

 

Sipas Roshit, Kryeministri Edi Rama po tenton të grumbullojë të gjithë pushtetin në dorën e tij.

 

Pati disa propozime për territorialen, përfundimi ishte mbështetja deri diku për protesta. Opozita duhet të bëjë protesta për të reaguar ndaj reformës territoriale. Rama do që të grumbullojë pushtetin në dorë e tij, ai do që të ketë shumë pushtet.

 

Më tej, kreu i Ballit Kombëtar u shpreh se ka ardhur momenti që i gjithë fronti opozitar të bëhet bashkë dhe të ndjekë metodat e vetme demokratike për të ndalur atë që ai e quan rrëmbim të zgjedhjeve të ardhshme.

 

Rama i rrëmbeu zgjedhjet. Opozita, dy janë rrugët: ose do ndjekësh metodat demokratike, që e vetmja është protesta. Po, Berisha ra dakord për të bërë protesta, sepse është e vetmja formë që opozita duhet të bëjë. Unë them se ka ardhur momenti që opozita ta kundërshtojë. Reforma është 80% e zgjedhjeve parlamentare të ardhshme për vjedhjen e votave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy