Bogdani: SPAK po i heton inceneratorët të ndarë, është absurde!

Bogdani: SPAK po i heton inceneratorët të ndarë, është absurde!

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me aferën e inceneratorëve, gazetarja Aleksandra Bogdani, e konsideron absurditet faktin që SPAK po i heton inceneratorët të ndarë në tre dhe jo si një çështje të vetme, duke qenë se janë të përfshirë të njëjtët persona. 

Secili nga koncesionet është hetuar më vete, që është absurde. Duke ditur që janë të njëjtët persona që i kanë përfituar kontratat dhe kanë bërë të njëjtën skemë. Kjo është një gjë që nuk e ndihmon fare hetimin e gjithanshëm.

Në Elbasan u identifikuan kompani që SPAK tha do të hetojë, që u përdorën për të paguar rryshfet. Të njëjtat janë edhe në Tiranë dhe Fier.

Rreziku i hetimeve të vonuara, janë miliona lek të taksapaguesëve që zhduken. Dhe me pronarë që janë në arrati.

Kjo është një skemë shumë më e madhe sesa vetëm kompanitë e inceneratorëve. Ka dyshime që është bërë nga shumë kompani që kryejnë punë publike.

Prandaj kjo skemë duhet hetuar deri në fund, për të kuptuar se ku është niveli i vjedhjes me punët publike në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy