ShBA, BE, Gjermania dhe OSBE kundër mbylljes së qendrave për punë sociale ilegale serbe në veri

ShBA, BE, Gjermania dhe OSBE kundër mbylljes së qendrave për punë sociale ilegale serbe në veri

Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale në Mitrovicën e Veriut, të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb, për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

Mbylljen e disa qendrave ilegale serbe të mirëqenies dhe punës sociale në veri të Kosovës e kanë kundërshtuar edhe nga ambasada gjermane; jo për mbylljen si të tillë, por për mënyrën.

Ambasada Gjermane është dakord që strukturat paralele duhet të ndërpriten, por institucionet në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe ato që ofrojnë shërbime sociale bazë nuk duhet të mbyllen në këtë mënyrë.

Mbyllja e strukturave të tilla ekzistuese pa marrëveshje paraprake për alternativat mund të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera”, thanë nga ambasada gjermane.

Ishte fillimisht ambasada e Amerikës në Kosovë e cila përmes një reagimi tha se kjo ndikon në raportet mes dy shteteve.

“Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht te mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë krijimin e pasojave të dëmshme për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet nga SHBA-ja.

Zyrtarë e BE-së kanë thënë se statusi i objekteve të Serbisë në veri të Kosovës, që ofrojnë shërbime sociale, duhet të zgjidhet në dialogun që e lehtëson blloku, duke i bërë thirrje Prishtinës që të mos i mbyllë këto struktura.

“Bashkimi Evropian është në dijeni për operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe misioni i saj për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, po e monitoron situatën dhe Brukseli po pret “detaje të tjera për të përcaktuar faktet””, thuhet në deklaratë.

Në anën tjetër, kanë reaguar edhe nga misioni i OSBE-së duke deklaruar se kjo ndikon në jetën e komunitetit serb në Kosovë.

“Misioni sheh se mbyllja e Qendrave për Mirëqenie Sociale të drejtuara nga Beogradi do të ndikojë në aksesin në shërbimet kryesore për komunitetet joshumicë. Çdo ndërprerje e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbështetjes sociale prek në mënyrë disproporcionale grupet e cenueshme sociale”.

Policia e Kosovës ka thënë përmes një deklarate se ka kërkuar leje nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për t’i kontrolluar objektet e Qendrave për punë sociale pasi katër punonjës të kësaj Qendre në Zubin Potok ishin arrestuar më 8 shkurt për “shkelje të vullnetit të votuesve”.

Sipas komunikatës, këta zyrtarë të “institucioneve paralele dhe ilegale” dyshohet se i kanë telefonuar qytetarët dhe i kanë kërcënuar, apo u kanë treguar se si të votojnë, duke i kushtëzuar me pagesën e ndihmës sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy