
Avokati Kujtim Cakrani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se me vendimin për Erion Veliajn, Gjykata Kushtetuese i dha një goditje kryeministrit dhe shpurës së tij.
Duke vijuar Cakrani tha se nga sot Veliaj duhet të nxjerrë vendimet e tij, të delegojë detyra dhe të shkarkojë zinxhirin drejtues dhe të vendosë njerëzit e tij në bashki.
Mënyra e shkarkimit, qasja që pati Këshilli Bashkiak, Këshilli i Ministrave dhe presidenti ishte antikushtetuese. GJK i dha një shuplakë kryeministrit dhe shpurës që ideuan këtë paligjshmëri. Veliaj nuk duhej të shkarkohej në atë mënyrë. Nëse ligji penal e ka parashikuar që për personat që janë të zgjedhur nuk mund të merret masa ndaluese, kjo është e drejtë. Kemi disa kryetarë bashkish që janë të dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Rama nuk e kishte urgjente të merrte masa dhe t’i shkarkonte ata. Kemi kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës, Kuçovës.
GJK e ktheu në shinat e ligjit.
Veliaj nga sot duhet të nxjerrë vendimet e tij, të delegojë detyra dhe të shkarkojë zinxhirin drejtues dhe të vendosë aty njerëzit e tij. Jam me Veliajn se jam me ligjin dhe Kushtetutën.



