Kodi Zgjedhor/ Amendamentet e PS: Lista 100% të hapura, nuk hiqet dorë nga koalicionet

Kodi Zgjedhor/ Amendamentet e PS: Lista 100% të hapura, nuk hiqet dorë nga koalicionet

Partia Socialiste ka bërë gati një amendament për Kodin Zgjedhor, në të cilin ka përfshirë propozimet e saj dhe ku është pranuar tashmë hapja e plotë e listës së kandidatëve, propozim ky i mëhershëm i Partisë Demokratike.

Amendamenti, i cili pritet të paraqitet për diskutim në mbledhjen që do të zhvillojë sot Këshilli Politik, ka propozime edhe për pragun zgjedhor dhe koalicionet.

Më konkretisht, amendamentet e propozuara nga PS parashikojnë:

  • Lista e kandidatëve 100 për qind e hapur;
  • Jo më pak se 30 për qind e listës fituese të jetë me gra dhe vajza;
  • Kandidatët i nënshtrohen votës preferenciale
  • Qytetarët votojnë partinë/koalicionin dhe një kandidat preferencial
  • Vota preferenciale ndryshon renditjen e listës
  • Pragu minimal për koalicionet 3 për qind
  • Pragu minimal për partitë jashtë koalicioneve 3 për qind
  • Koalicioni të konsiderohet subjekt zgjedhor

PD pati propozuar listë tërësisht të hapur ku kandidatët renditeshin në rend alfabetik e më pas zgjidheshin me votë të përgjithshme.

Ndërkohë PS propozon që partitë të hartojnë listat dhe ato të ndryshojnë në varësi të zgjedhësve, më i votuari të renditet i pari e me radhë.

Sipas PS, kuota 30% për gratë nuk duhet të preket, ndërsa shton se listat duhet të jenë 100% të hapura dhe qytetari voton kandidatin preferencial.

Mazhoranca nuk ka hequr dorë nga ndryshimi i formulës së koalicioneve, duke propozuar që partitë e një koalicioni të garojnë në një listë të vetme.

Në amendamentin e selisë rozë theksohet se, “është detyrë dhe përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit të miratojë ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor që të zbatojnë përcaktimet kushtetuese në fuqi për çështjet e zgjedhjeve. Amendamentet e propozuara paraqiten dhe kanë pikërisht këtë qëllim”.

PS thekson se këto amendamente përbëjnë platformën më të mirë të mundshme, të konsensusit sa më të gjërë mes mazhorancës qeverisëse, opozitës parlamentare dhe opozitës jashtëparlamentare, për shkak se plotësojnë çdo kërkesë tëartikuluar prej tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy