Gazetari Genc Burimi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë u shpreh se Shqipëria ka bërë progres shumë të dukshëm me tenderat publikë. Burimi theksoi se të gjithë e kanë të qartë nivelin e korrupsionit në prokurimet publike.
Shprehja e Ramës më ngjan me ato të Trump, ka vetëkënaqësi që i merr qytetarët për idiotë. Është e qartë që gënjeshtra nuk kalon në një fushë kaq të ndjeshme dhe kaq të prekshme. Kur thua tender menjëherë të vjen para syve një përbindësh si inceneratori. Është një tallje. Ai ka detyrimin e përgjegjësisë së negocimit me BE. BE shikon legjislacionin. Ne mund të kemi ligjin më të mirë, por në terren tenderat vidhen.
Ka problem të madh në Shqipëri me prokurimet publike dhe këtë e thotë BE. Ato që thotë Rama sot duhen lexuar mbrapsht. Në Shqipëri tenderat nuk shkojnë ashtu siç duhet.



