PD: Mjekët kanë nevojë për ndihmë, qeveria hap tender për zyra

PD: Mjekët kanë nevojë për ndihmë, qeveria hap tender për zyra

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se në kulmin e krizës së pandemisë hap tendera për rregullimin e zyrave. Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se ndërsa mijëra familje e kanë të pamunudr të ushqehen për shkak të izolimit që ka sjellë situata e pandemisë, qeveria ka ndërmend të shpenzojë 411 milionë lekë për zyrat e administratës së Spitalit të Traumës.

Në kulmin e krizës ekonomike, ku mijëra qytetarë janë sot në pamundësi për të siguruar ushqimin e femijëve, Edi Rama planifikon të japë 400 milion lekë për zyra. Në kulmin e krizës, ku mijëra biznese janë gati të shpallin falimentin e të lënë mijëra qytetarë pa punë, Edi Rama kërkon të japë 400 milion lekë vetëm për zyra. Tenderi 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat e administratës së Spitalit të Traumës është unik sot në Europë”, tha ai.

Alibeaj tha se në këtë situatë, mjekët duan së pari të mbrohen vetë dhe të kenë mundësi të gjurmojnë virusin, që sëmundja të mos kapet në momentet e fundit dhe numri i atyre që humbin jetën të mos rritet.

“Prioriteti numër një i buxhetit të shtetit duhet të jetë shëndetësia, pajisja e mjekëve me mjete mbrojtëse. Qeveria duhet të anulojë menjeherë tenderin prej 411 milionë lekë për rikonstruksion zyrash. Qeveria të ndërpresë tenderat dhe transfertat e thesarit që nuk adresojnë pasojat e koronavirusit”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy