Opozita ‘pa vulë’/ Bardhi: Më mirë të humb vula sesa anëtarët. Nuk ka asnjë pengesë për PD e bashkuar për të hyrë në zgjedhje

Opozita ‘pa vulë’/ Bardhi: Më mirë të humb vula sesa anëtarët. Nuk ka asnjë pengesë për PD e bashkuar për të hyrë në zgjedhje

Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, teksa foli për faktin se opozita e drejtuar nga Sali Berisha nuk ka vulë dhe simbolet e partisë, pasi ato i ka Lulzim Basha, tha se kjo nuk përben problem.

Në “Të Pa ekspozuarit” në MCN TV”, Bardhi tha se mirë të humbasin vulën sesa anëtarët.

 Më mirë të të humbë vula se sa të të humbin ose vdesin anëtarët. Ne na duhen anëtarët, na duhen njerëzit. Me vulë unë di 130 e ca parti politike në Shqipëri që kanë edhe vulë edhe bojë, e hedhin herë pas here kur kanë nevojë për t’u regjistruar në zgjedhje, e lyejnë, e vulosin dhe e regjistrojnë.

Çështja do të zgjidhet. Nuk ka asnjë pengesë për Partinë Demokratike të bashkuar për të hyrë në zgjedhje. Është një çështje që është zvarritur gjatë dhe e shfrytëzoj edhe këtë hapësirë televizive për t’u bërë thirrje 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë që kanë marrë vendim, ta zbardhin atë, se nuk është një çështje që mund të lihet në harresë, por një çështje që ka lidhje me gjysmën e popullit shqiptar, dhe gjyqtarët duhet të tregohen të përgjegjshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy