
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka vijuar edhe sot replikat në distancë me shefin e opozitës Lulzim Basha lidhur me deklaratat e tij për rendin dhe sigurinë në konferencën e së martës me gazetarët.
Xhafaj në dy postime në "Twitter" ka thënë se deklaratat e kryedemokratit për faktin se shqiptarët po sundohen nga bandat, janë shpifje bajate.
"Basha, dje: “Shqiptarët sundohen nga bandat, të cilat kontrollojnë fizikisht lagjet, qendrën, lokalet luksoze, territorin, ekonominë, ato pikat e bixhozit, ekonominë, hotelerinë, restorante, turizëm, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin”. Kjo ishte GËNJESHTRA e radhës!",
Për Ministrin deklarata si ajo e Bashës janë pa sens e minimum logjike.
"Ky takëm politikanësh fatkeqësisht e kanë mbështetur të ardhmen mbi akuza të pavërteta e shpifje bajate!Traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës. E VËRTETA në shifra! Imazhe sa 1000 fjalë!", shkruan ministri Brendshëm.




